Rajon & Botë

Thirrja për t’ia ndaluar hyrjen myslimanëve në Amerikë, fshihet nga sajti i Trump

Deklarata e Donald Trump për ndalimin e myslimanëve në Amerikë, është fshirë nga sajti i tij
The Telegraph ka treguar se kjo deklaratë është publikuar më 7 dhjetor të vitit 2015, ndërsa tani pasi u zgjedh ai President i SHBA’së, është fshirë nga sajti i tij, transmeton Gazeta Express.

Deklarata e Trump po ashtu pohoi se “ka urrejtje të madhe ndaj amerikanëve nga segmentet t mëdha të popullsisë myslimane”.

“Derisa ne jemi në gjendje për të përcaktuar dhe për të kuptuar këtë problem dhe kërcënim të rrezikshëm, vendi ynë nuk mund të jetë viktima e sulmeve të tmerrshme terroriste nga njerëzit që besojnë ne xhihad”, ka thënë Trump gjatë fushatës së tij.

Demokratët amerikanë ishin të shpejtë në reagim, duke e quajtur deklaratën e tij raciste dhe ksenofobe.

“Shteti i Izraelit respekton të gjitha fetë dhe mbron rreptë të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë Zyra e Kryeministrit më 9 dhjetor, menjëherë pas deklaratës së Trump.

Donald Trump të martën mundi kandidaten demokrate, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale, duke u bërë kështu presidenti i 45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.