Para pak vitesh ishte vendosur një rekord botëror për njeriun që ka vendosur më shumë bletë mbi shpinë. Një burrë nga Kina ka vendosur në trupin e tij një milion bletë duke u bërë njeriu i vetëm që ka mbajtur kaq shumë bletë.
Gao Bingguo, një bletar 54-vjeçar nga provinca Shandong ka 35 vite që është marrë me rritjen e bletëve dhe vendosi që t’i përdorte ato për të vendosur një rekord botëror.
Ai fillimisht e lagu trupin me sherbet dhe më pas vendosi aty bletët mbretëresha dhe ato tërhoqën të gjitha bletët e tjera. Në përfundim pesha e tyre arriti në 33 kilogram.
Ai mori disa pickime në trup dhe mori ndihmën mjekësore dhe në fund u pa se kishte vendosur një rekord të ri.