Një person në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht duke u goditur me thikë nga dy të dyshuar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse i dyshuari tjetër në këtë rast gjendet ende në arrati.