Aktuale

Therje me thikë për një borxh

Policia raporton se në lagjen Gaxherr në Junik një person është sulmuar me thikë.

Sipas Policisë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi të mëhershëm. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe pas trajtimit është liruar. Rasti është duke u hetuar.