Aktuale

Therje me thikë në Prishtinë

Një person në Prishtinë në orët e mbrëmjes së djeshme ka sulmuar me thikë një person tjetër me ç’rast edhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar ndërsa motivet e këtij incidenti ende janë të panjohura, transmeton Indeksonline.

Bëhet e ditur se viktima pas tretmanit mjekësor është liruar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/