Aktuale

Therje me thikë në Prishtinë

Dje në Prishtinë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, një person i gjinisë mashkullore ka therur me thikë personin tjetër të së njejtës gjini.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi që e ka theruar është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Llapit”, Prishtinë 26.09.2016-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në komunikatën drejtuar mediave.