Një person është arrestuar në Gjilan, ka therur me thikë viktimën mashkull, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/