Aktuale

Therje me thikë në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë thikë, viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/