Të mërkurën në Prizren një person është therur me thikë.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor ka shkuar në shtëpi. /Lajmi.net/