Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Të shtunën mbrëma ka ndodhur një therje me thikë në Gllogoc, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“ Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është therur me thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Policia ka konfiskuar në vendin e ngjarjes një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raport.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/