Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi kishin sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Beqir Kastrati”, në ora 14.40, njofton të shtunën Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.