Një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas dëshmitarëve okularë që e kanë parë ngjarjen, tre të rinj e kanë therur me thikë një person më në moshë.
Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen.
Dëshmitarët thonë se ambulanca ishte vonuar 30 minuta për të ardhur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia edhe më shumë, përkundër se ngjarja ndodhi në sheshin qendror të qytetit.
Ende nuk është njoftuar për ndonjë të arrestuar.