Aktuale

Theret me thikë, ia marrin 700 euro

Një shtetas u plagos me thikë dhe më pas u grabit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës, kur 31 vjeçari me iniciale L.P, u godit me thikë dhe më pas i janë vjedhur 700 euro.

I riu është goditur me thikë në bark nga një person ende i pa identifikuar.

Njoftimi paraprak i policisë:

Plagoset dhe grabitet një shtetas në Sarandë. Ngjarja në orët e para të mëngjesit. Në spital është paraqitur i goditur me thike shtetasi L.P, 31-vjec. Ai është qëlluar me thike në bark nga një person i paidentifikuar në një hotel në lagjen nr.1 të Sarandës, i cili pasi e ka goditur i ka marrë 700 euro.