Aktuale

Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës

Mbrëmë në qendër të Prishtinës është therur me thikë një person.
Policia e Kosovës, ka raportuar se mbrëmë në orën 20:20, në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë është therur me thikë një person, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në raport të Policisë nuk bëhet e ditur nëse është arrestuar ndonjë i dyshuar që e ka kryer këtë vepër. /Lajmi.net/