Aktuale

Theret me thikë një person në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari i gjinisë mashkullore pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën po ashtu të gjinisë mashkullore.

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar, me urdhër të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasit ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha”.

the authorBurbuqe Metolli