Sot rreth orës 9:30 në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë ka ndodhur një zënkë midis disa të miturve, ku si pasojë njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore nga mjeti i mprehtë.
Lajmin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 9:30 minuta në rrugën ‘Esat Mekuli’ në Pejë ka ndodhur një zënkë midis disa të miturve. Si pasojë e kësaj, një i mitur ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga mjeti i mprehtë (thikë)”, ka thënë Rugova.
Rugova, ka deklaruar se i dyshuari është arrestuar nga policia.
“Patrulla policore menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Njëkohësisht i kanë konfiskuar edhe mjetin me të cilin dyshohet se është kryer krimi”, ka deklruar Rugova.
Ai tha se i dyshuari (i mitur) me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 24 orë.
Sipas ekipit mjekësor, gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë./FaktePlus/