Rajon & Botë

Theresa May nënshkruan letrën që edhe formalisht e nis shkëputjen e Britanisë nga BE-ja

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e ka nënshkruan sot një letër e cila edhe formalisht e nis shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Duke e bërë njoftimin zyrtar në bazë të Artikullit të 50 të Traktatit të Lisbonës, letra do t’i dorëzohet më vonë presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, transmeton Express.

Më pas, May pritet që përmes një komunikate t’iu thotë deputetëve që kjo shënon momentin kur vendi duhet të bashkohet.

Ky vendim vjen pas referendumit të muajit qershor të vitit të kaluar, në të cilin britanikët votuan për t’u larguar nga BE-ja.

Kryeministrja, e cila do ta udhëheqë një takim të kabinetit sot në mëngjes, do të flasë më pas para deputetëve për ta konfirmuar se shkëputja e Britanisë nga BE-ja ka nisur

the authorE B