“Nuk do të ketë tentim që të mbesim brenda BE-së, do të ketë tentim që përseri të trokasim në ato dyer të mëdha, nuk do të ketë referendum të dytë. Ju siguroj se do të largohemi nga Bashkimi Evropian”, ka thënë May.
Theresa May të hënën ka mbetur kandidatja e vetme për kryeministre të Britanisë së Madhe, pasi kundërshtarja e vetme është tërhequr nga kjo garë.
Andrea Leadsom, e cila u gjend në thumb të kritikave pasi që tha se është me kualifikuar se May pasi që ka fëmijë, ka deklaruar se lufta e gjatë për pozitën e kryeministres “do ta bënte në fund të padëshiruar”, transmeton lajmi.net.
“May është kandidate ideale për udhëheqjen e Britanisë pas referendumit për largim nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Leadsom për opinionin publik, pasi bëri të ditur që tërhiqet nga gara për ta drejtuar Partinë Konservative, pas largimit të David Cameronit në tetor.
Ministrja e Punëve të Brendshme, May (59) do të bëhej kryeministrja e parë që nga koha e Margaret Thatcher.
“Brexit do të thotë Brexit dhe ne do të arrijmë sukses nga ajo”, ka deklaruar May.
“Nuk do të ketë tentim që të mbesim brenda BE-së, do të ketë tentim që përseri të trokasim në ato dyer të mëdha, nuk do të ketë referendum të dytë. Ju siguroj se do të largohemi nga Bashkimi Evropian”, ka thënë May. /Lajmi.net/