Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka arritur të drejtën për të nisur procedurën e ndarjes nga Bashkimi Evropian dhe të nisë bisedimet me të cilat do të formësohet e ardhmja e Britanisë dhe Evropës, transmeton Reuters.
Agjencia përkujton se May ka ardhur në pozitën e kryeministres pak kohë pas referendumit në të cilin Britania e Madhe votoi për braktisjen e BE-së, e cila është përballur me të dy dhomat e Parlamentit të cilët dëshironin që të vendosin kushtet e tyre për dalje nga BE-ja.
Tags:Theresa May