Një person i armatosur me thikë ka hyrë në një çerdhe, ku ka therur me thikë 11 fëmijë
Fillimisht u raportua se sulmuesi u kap nga policia para se të kryente ndonjë sulm, mirëpo tani mediat në Kinë thonë se ai ka therur gjithsej 11 fëmijë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ata u dërguan menjëherë pas sulmit në spital.
Sulmuesi u identifikua të jetë 41-vjeçar. Ngjarja ndodhi në provincën Guangxi.