Aktuale

Theren me thikë në vendin e punës në Mitrovicë

Të dielën, në Mitrovicë, është therur me thikë një person në vendin e punës pas një mosmarrëveshje verbale.
I dyshuari është arrestuar, pasi i njëjti i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës.

Sipas raportit të policisë, i arrestuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila dyshohet se ishte përdorur në rast kurse me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.