Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një bisede telefonike sot, ka uruar Aleksandar Vuçiq për marrjen e detyrës së presidentit të Serbisë, si dhe janë pajtuar për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë. HTH