Aktuale

Thaçi: Vrasja e kreut të ISIS-it lajm i mirë, bota është më e sigurt pa të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter për vrasjen e Abu Bakr al-Baghdadi duke thënë se lajmi për vrasjen e tij është i mirë e se bota është vend më i sigurtë, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka shkruar se vrasja e liderit të ISIS është lajm i mirë nga presidenti Donald Trump, e që bota është vend më i sigurtë me vdekjen e tij.

“Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka shkruar ai.