Jetën dhe veprën e tij sot e ka kujtuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka lartësuar figurën e Fazli Greiçevcit.
“Para 55 viteve u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës njëri ndër patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare, mësuesi dhe edukatori Fazli Greiçevci”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Emri i tij u bë simbol i flamurit tonë kombëtar dhe frymëzim për gjeneratat atdhedashëse që vijuan përpjekjet për çlirimin e Kosovës”.
Për nder të figurës së mësuesit sot do të bëhen homazhe tek varri i tij në fshatin Sankoc si dhe do të mbahet një orë përkujtimore në Bibliotekën Kombëtare. /FaktePlus