Aktuale

Thaçi do vetëm 100 deputetë në Kuvend dhe ndarjen e nga një ulëseje për kroatët dhe malazezët

Presidentit Thaçi në takimin e thirrur për të diskutuar reformën zgjedhore, ndër të tjera ka kërkuar zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 120 në 100, si dhe shtimin e komuniteteve. Pra komuniteti malazez dhe ai kroat të jenë të përaqësuar në Kuvend me nga një deputet, shkruan Gazeta Express

Më saktësisht, Thaçi ka propozuar ndarjen e nga një ulëseje edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi po ashtu ka thënë që ekzistojnë dy mundësi për të ndryshuar formën se si zgjedhet tani Presidenti dhe mundësia e parë është ajo e zgjedhjes së drejtpërdrejtë.

“Mënyra e zgjedhjes së Presidenti të Kosovë është menduar në diskutimet e mëhershme që të ndryshohet dhe të shkohet në zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli”, ka deklaruar Thaçi,

“Ose mundësia e dytë për të evituar interpretimet e panevojshme dhe krizat politike që presidenti të zgjedhet përsëri nga Kuvendi, por të ndryshohen proceduar”.

“Proceduar duhet të ndryshojë që t’i shmangim krizat”, ka deklaruar Presidenti.

Për reformën zgjedhore, përfshirë edhe ndryshimin e mënyrës së si zgjidhet Presidenti, duhet të ndryshohet edhe Kushtetua e Kosovës nga deputetët në Parlament.