Aktuale

Thaçi: Vendet e BE-së mbështesin marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për media pas takimit të liderëve të Ballkanit në Bruksel.

Duke folur për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se është inkurajues fakti se të gjithë liderët e mbështesin këtë marrëveshje.

Sipas tij, Kosova definitivisht do të arrij konsolidim në rrafshin ndërkombëtar e që do të këtë njohje ndërkombëtare dhe njohje nga Serbia, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë është inkurajues fakti se të gjithë liderët e mbështesin marrëveshjen finale duke konkluduar se arritja e marrëveshjes së tillë do të sjell paqe dhe stabilitet në rajon dhe kjo marrëveshje do të sjell të ardhme për Kosovën e Serbinë,…. Kosova definitivisht do të arrij konsolidim në rrafshin ndërkombëtar e që do të ketë njohje ndërkombëtare dhe njohje nga Serbia e më pas nga 5 vendet Evropiane. E më pas Kosova do të ketë edhe anëtarësimin e saj në OKB e në organizatat e tjera”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për letrën e presidentin të SHBA-ve, Donald Trump, për të cilën ka thënë se është qëndrim i Shteteve të Bashkuara.

“Letra e presidentit Trump është shpresë dhe besim për institucionet e vendit, kjo letër është mbështetje e plotë dhe unike e SHBA-ve për Kosovën dhe rajonin. Prandaj nëse dikush ka pasur hezitim për rolin e SHBA-ve kjo tregon qartë se SHBA-të janë të involvuar në proces të plotë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Letra e presidentit Trump është qëndrimi i SHBA-ve”, ka thënë Thaçi. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli