Aktuale

Thaçi: Ushtarët britanikë të rënë në detyrë në Kosovë, janë edhe heronjtë tanë

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar 14 ushtarët britanikë të rënë në krye të detyrës në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s.

Thaçi ka shkruar se ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në Kosovë, janë heronj edhe të Kosovës.

“Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot nderojmë sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi, përcjell FaktePlus.