Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, të kryesuar nga deputeti, Danush Ademi.
Presidenti Thaçi e uroi delegacionin për ditën e flamurit të tyre duke shprehur konsideratë për komunitetin ashkali, i cili sipas tij, ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë kosovare dhe është solidarizuar me fatin e qytetarëve të Kosovës.
“I uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit ashkali për ditë e tyre të flamurit, i cili është simbol i komunitetit tuaj”, u shpreh Thaçi.
Duke folur për historikun e komunitetit ashkali, deputeti Ademi e njoftoi Thaçin për pozitën aktuale të këtij komuniteti dhe për domethënien e flamurit, i cili sot shënon 14 vjetorin e shpalljes si simbol i komunitetit ashkali.
Presidenti Thaçi theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që pjesëtarë të komunitetit ashkali tash janë të pranishëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në Parlament, në Qeveri dhe në institucione të tjera

