Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar krijimin e Qeverisë së re me kryeministër Ramush Haradinajn.
“Urime për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të ri qeveritar i uroj suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Thaçi.