Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një dekreti ka udhëruar tërheqjen e ambasadores Alma Lama.
Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe me pas edhe e LDK-së, Alma Lama, e cila ishte emëruar ambasadore në verën e vitit 2016, nuk do të jetë ambasadore e Kosovës në Itali.
Dokumenti tregon dekretin e nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi, ku urdhërohet tërheqja e saj.
Lama mbulonte edhe punën diplomatike me Vatikanin.