Aktuale

Thaçi u bën thirrje urgjente institucioneve të rendit që ta zbardhin vrasjen e Qerim Kelmendit

Pas mesnatës Peja ishte tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Ishte vrarë e djegur në veturë Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së.

Për vrasjen e tij ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke u bërë thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe të ligjit që ta zbardhin sa më shpejtë këtë vrasje, përcjell FaktePlus.

Ai, ka thënë se vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për të dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore! HTH/FaktePlus