Aktuale

Thaçi thotë se serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i themelimit të ushtrisë së vendit është duke vazhduar.

Është fat i keq që u vonua themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, por kryeparlamentari dhe kryeministri janë duke bërë punën e tyre më të rëndësishme deri tani, ka thënë Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Ai ka shtuar është mëse e rëndësishme që në dialogun e brendshëm që po zhvillohet, serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë megjithëse janë disa kushtëzime.

‘’Vazhdoj të besoj se FSK-ja është një ushtri shumë mirë e organizuar, e një procesi të rekrutimit që ka kaluar në disa procedura shumë rigoroze”, është shprehur Thaçi.

‘’Është fat i keq që jemi vonuar në themelinin e Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe Kryeparlamentari Veseli dhe Kryeministri Mustafa, janë duke bërë punë të rëndësishme duke biseduar me grupin parlamentar serb dhe komunitetet tjera për të votuar themelimin e forcave të armatosura”, ka thënë Thaçi.

‘’Këtij dialogu shpresoj të i bashkangjitem ditët e ardhshme edhe unë si president i vendit dhe në të ardhmen e afërt besoj që do të gjejmë një zgjidhje të pranueshme që me të vërtetë të kemi forca të armatosura multietnike funksionale dhe për Kosovën të hapet mundësia e përfaqësimit në instancat ndërkombëtare”, është shprehur Presidenti.

‘’Ajo cfarë është e rëndësishme është se serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë, por janë disa kushtëzime të cilat duhet të tejkalohen përmes një dialogu të brendshëm në mes partnerëve të koalicionit por edhe si interes i vendit”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.