Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar raportin e publikuar dje nga Deparatamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018.
Sipas Thaçit, nga ky raport shihet se shteti i Kosovës ka bërë përparime në fushën e drejtësisë.
“Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.
Ndërsa, për ngecjet që janë identifikuar në këtë raport, Thaçi thotë se do të punohet me dinamik për përmirësimin e tyre.
Tutje, ai tha se do ta luftojnë në mënyrë të pakompromis korrupsionin në vend.
Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tone”, ka përfunduar Thaçi./FaktePlus