Aktuale

Thaçi thirrje Qeverisë: Merrni sot masat për Koronavirusin, sidomos për shkollat

Rastet e paraqitura me Koronavirusin në Shqipëri kanë alarmuar edhe Kosovën. Tani në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar pesë raste me këtë virus.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, në një konferencë për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë mbi 10 milionë euro për mbrojte nga Koronavirusi. Ani pse ministri i kësaj ministrie, Arben Vitia tha se nuk ka të prekur nga Koronavirusi në Kosovë.

E Qeverisë së Kosovës, i ka bërë thirrje edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të marrë masat që i kanë marrë edhe vendet e tjera që janë prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Thaçi ka bërë thirrje që masat të merren menjëherë sot e sidomos sa i përket shkollave dhe tubimeve publike.

“Ka filluar të mendohet më seriozisht për ndërmarrjen e masave. E ftoj qeverinë që të jetë e kujdesshme dhe e përgatitur pasi jemi dëshmitarë që vendet rreth Kosovës janë prekur dhe është me interes që vendimet të merren me kohë. E këto vendime të merren sot ashtu siç kanë marrë masa edhe vendet e tjera. e jo kur të ndodhë diçka me reagu. Ftojë Qeverinë të marrë vendime preventiv dhe të shpejta sidomos sa i përket shkollave dhe tubimeve publike”, tha Thaçi në një konferencë për media raporton FaktePlus.