Pas refuzimit që shumë personalitete publike i bënë dekoratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ky i fundit mbrëmë tha, se këto lista nuk finalizojnë dekoratat, por janë vetëm persona të propozuar.Madje Thaçi në reagimin e tij, duke dashur të arsyetojë refuzimet që iu bënë, e edhe lënien e shumë personave jashtë asaj liste, kishte shkruar se nuk mund të dekorohen nga shteti i Kosovës ata persona që u dekoruan edhe nga shteti i Serbisë.
Mirëpo shoqëria civile i reagoi presidentit duke i thënë se lista e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës qartëson se ajo është listë e personave të dekoruar, dhe jo të propozuar.
Por, pas këtij reagimi publik, zyra e presidencës ka bërë një veprim hileqar.Ka fshirë tërësisht nga faqja e presidencës listën e publikuar ditë më parë.Ajo tani nuk mund të gjendet fare ne faqen e këtij institucioni.Mirëpo e njëjta listë mund të gjendet në googel, meqenëse ishte publike dhe googel e ka ruajtur atë.
Presidenca është kritikuar me tone të ashpra për këtë listë, e madje edhe për gabimet drejte shkrimore të shumta që janë lëshuar në këtë publikim.Për fshirjen nga faqja të kësaj liste ka reaguar edhe analisti Enver Robelli i cili madje e ka publikuar në rrjetin e tij social, edhe linkun ku kjo listë mund të gjendet.“Veç ta dimë për çka po flasim…Nëse hyni në google.com dhe e jepni këtë shënim: «Lista e personaliteteve të dekoruar nga presidenti Thaçi me Medaljen e 10 Vjetorit të Pavarësisë» do të gjeni linkun përkatës të faqes zyrtare të presidentit. Nëse e klikoni linkun, nuk do ta gjeni listën, por rubrikën «Ngjarje & Lajme» të zyrës së presidentit. Domethënë lista është fshirë, pasi për çdo ditë po rritet numri i atyre që po refuzojnë të dekorohen. Në thellësitë virtuale të rubrikës «Ngjarje & Lajme» gjendet lajmi «Presidenti Thaçi dekorojë me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputet që votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës». (Gabimet drejtshkrimore janë të zyrës së presidentit). As këtu lista nuk gjendet. Megjithatë, djalli i quajtur google.com e ka ruajtur listën në «cache», ajo gjendet këtu: http://webcache.googleusercontent.com/search…Dokumenti tregon qartë se këta njerëz janë dekoruar, nuk kanë qenë të propozuar, siç po shkruan kryetari.” Ka shkruar Robelli./GazetaBlic/