Aktuale

Thaçi telefonoi Haradinajn në Francë, ja çfarë biseduan!

Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth arrestimit të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve franceze, të cilat u bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga Serbia.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian është ai që duhet t`ia bëj me dije Serbisë se ajo nuk ka më juridiksion as ndaj Kroacisë, as ndaj Bosnjës dhe as ndaj Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Sipas Thaçit, ky veprim është vija e kuqe për të cilën duhet të veprojë BE-ja. Kurse, sipas tij, veprimi i Francës kundrejt Haradinajt ka qenë krejt i pamenqur dhe i panevojshëm.

Thaçi ka bërë të ditur se ka biseduar sot me Haradinajn. Ai ka thënë se kanë pasur një bisedë miqësore ku të dy kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen aktuale, dhe se si pa marrë parasysh bindjet politike, duhet të afrohen me njëri-tjetrin.

Lexoni disa nga fjalët e Thaçit për rastin e Haradinajt:

Franca është një nga shtetet që e ka mbështetur Kosovës edhe në vitet 98, ka pasur mirëkuptim për rezistencën pasive dhe civile në raport me Serbinë. E ka mbështetur fuqishëm organizimin e konferencës në Rambuje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Franca ka dhënë mbështetjen e plotë për të intervenuar ushtarakisht. Franca mbetet aleate dhe është një prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur

Kosova ka telashe me Serbinë dhe pasivitetin e BE-së. Serbia e gëlltitë më lehtë atë që ka ndodhur ne Kroaci dhe në Bosnje, por nuk e harron atë që i ka ndodhur me Kosovën. Historia nuk mund të përsëritet as nuk do të mund ta rishkruajmë.

Kjo që ka ndodhur me Haradinajn ka ndodhur edhe më herët, në bazë të listave të INTERPOL-it që i ka iniciuar Serbia. Ka ndodhur me mua, Nehat Thaçin, Agim Çekun, kanë ndodhur në Bullgari e Slloveni.

Kjo që ka ndodhur është krejt panevojshme, qëllim keqe dhe e dëmshme. Është veprim flagrant prej autoriteteve të Serbisë dhe krejt i panevojshëm prej Francës. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë.

Serbia e ka humbur betejën politike për të penguar bërjen e Kosovës së pavarur.

Në çdo rrethanë, këto veprime duhet të ndërpriten. Institucionet i kanë dërguar letra të vazhdueshme BE-së dhe unë vazhdoj ta shpreh zërin tim kritik edhe para publikut edhe në takime të mbyllura, se këto po ndodhin në dijeni të plotë nga BE-ja.

Pala kosovare nuk i ka raporte me Serbinë që t`i vëj kushte Serbisë, por BE-ja duhet të jetë i qartë dhe të sillet në mënyrë të njëjtë me të gjitha vendet. Nuk ka kriter të cilin mund ta tejkalojë Serbia, nëse BE-ja i vë kusht Beogradit se nuk mund të sillet njëjtë si me qytetarët e vet si me ata të Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës. Nuk ka më juridiksion.

Ndaj këtij veprimi destabilizues për rajonin, dëmtues për marrëdhenien, e lëndon këtë proces. Kam besim që çështja e Haradinajt do të

Unë sot kam biseduar me Haradinajn dhe ai e kupton gjendjen në të cilën është. Por është momenti i fundit që të ngrisim zërin edhe BE-ja që të ndryshojmë qasjen ndaj Beogradit. Kjo çështje duhet të jetë kusht i BE-së se kjo është sjellje tipike armiqësore si në kohën e Milloshëviqit.

Kemi folur se si duhet të lëvizim, se kjo duhet të na afrojë, pavarësisht bindjeve politike që kemi sot. Ka qenë bisedë miqësore. Besoj se Haradianj do të kthehet së shpejti. Duhet të jetë vija e kuqe e mos tolerimit tonë.

Unë nuk mund të them se frikësohem, por se më ka ndodhur dhe e ndjej shumë mirë gjendjen e zotit Haradinaj. Nuk është ndjenjë e mirë të të ndërprejnë në udhëtimin tuaj me akuza shpifëse të një shteti që ka kryer gjenocid ndaj Kosovës.

Është standard i dyfishtë nga ana e BE-së që i tolerojnë në hapërirën tonë. Sepse kjo po u ndodhë edhe qytetarëve kroatë, boshnjakë dhe kosovarë.

/Indeksonline/