Aktuale

Thaçi takon edhe përfaqësuesit e Listës Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve të sotme, ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në këtë takim po merr pjesë Dalibor Jevtiq dhe Slavko Simiq.

Para këtij takimi, presidenti ka takuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Kadri Veselin nga PDK, Ramush Haradinajn nga AAK, dhe Fatmir Limajn nga Nisma.

Mirëpo në takim presidentit nuk i shkoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Zyra e Presidentit në një përgjigje për media ka sqaruar se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00.

Ky takim, sipas Zyrës së Presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN