Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Procesi i certifikimit të zgjedhjeve për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re ka qenë temë diskutimi njofton Zyra e Presidentit, përcjell FaktePlus.
Thaçi ka vlerësuar punën e profesionalizmin e KQZ-së kurse Daka e ka njoftuar rreth procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor.