Aktuale

Thaçi takohet sot me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.Takimi do të zhvillohet në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut, i cili mbahet në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Pos Thaçit, pjesë e këtij samiti, pritet të jenë edhe krerët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Sllovenisë, njofton Klan Kosova.