Aktuale

Thaçi takohet me Shmid

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, është duke zhvilluar një takim me sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Shmid mëngjesin e sotëm.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.

Shmid do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e partive politike Vetëvendosje dhe LDK. /KosovaPress/