Aktuale

Thaçi takohet me emisarët special të Macronit e Merkelit

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim emisarët special të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Nga ky takim është lejuar të merren vetëm pamje, ndërsa nuk janë dhënë deklarata.

Emisarët special fillimisht u pritën nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Emisari francez Emmanuel Bonne, para takimit me Kurtin ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë një porosi të veçantë.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, deklaroi ai. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN