Aktuale

Thaçi takim konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për informim e presidentit, ku thuhet se takimi do të zhvillohet me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Sipas njoftimit, takimi do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës për mjetet e informimit./KosovaPress/