Aktuale

Thaçi sot udhëton për Bratislavë

Presidenti Hashim Thaçi sot ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin “Adem Jashari”.

Pas konferencës, ai do të niset për në Bratislavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për Informim e Presidencës nëpërmjet një komunikate.

“Në orën 11:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media para udhëtimit për në Bratislavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga ‘GlobSec’”.