Aktuale

Thaçi shkruan për vdekjen e kryeprokurorit Selimaj: Humbje e madhe për sistemin e drejtësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ishte një humbje e madhe për sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Express.

Thaçi në Facebook ka shkruar se Selimaj me përkushtim të lartë i ka shërbyer Republikës së Kosovës.

“Familjes Selimaj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të z.Selimaj u shpreh ngushëllimet e mia më të thella”, ka shkruar presidenti.

the authorGazetaKNN