Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar njëvjetorin e shenjtërimit të ‘Nënë Terezës’ në Vatikan nga Papa Françesku.
Thaçi shkruan se sot Prishtina po feston dyfish: Njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales.
Presidenti thotë se Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.
Postimi i Thaçit
Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.
Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj. HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)