Aktuale

Thaçi: Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ka kujtuar edhe krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka shkruar se, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhdua edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën.

Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin.

Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore.

Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës.

the authorGazetaKNN