Aktuale

Thaçi reagon pas ndërrimit të logos së pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se i vjen mirë që Këshilli Organizativ i është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër.

Reagimi i Thaçit ka ardhur pas Këshilli i Përgjithshëm ka zgjedhur një llogo të re pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë, shkruan Arbresh.info.

“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare. #Kosova10”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info