Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se institucionet e reja do të formohen në 10 ditshin e parë të korrikut.
Presidenti Thaçi në një intervistë për RTK tha se për dhënien ë mandatarit për qeverinë e ri, duhet pritur certifikimin e rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.
“Duhet pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor, mendoj është aspekt teknik, por mendoj se duhet të përmbyllet ky procesi të ketë një vlerë të mriz e të respektuar e kredibile e të jetë i respektuar nga të gjithë. Ndërsa se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lirë”, tha ai.
I pari i vendit tha se do të respektojë kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.
“Dua të besoj se do të kemi institucionet të shpejta, në 10 ditshin e parë të korrikut dhe këto institucione shpresoj e besoj se do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”, tha Thaçi.
Kurse për mundësinë që të kemi përsëritjeje të veprimeve të zgjedhjeve të mbajtura tre vite më parë, ku ishte bllokuar për muaj të tërë krijimi i institucioneve të reja, i pari i vendit është shprehu se nuk do të ndodh ashtu.
“Në anojë rrethanë, unë shpresoj se do të kemi një urtësi e fleksibilitet, do t kemi një komunikim nga i gjithë spektri politik dhe do të kemi themelim të institucioneve shumë shpejt”, tha Thaçi./KosovaPress/