Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur “Qytetar Nderi” i Shkodrës.
Me këtë çmim ai u nderua në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës, rolin negociator në procesin integrues dhe si faktor stabiliteti.
Gjatë qëndrimit në këtë qytet shqiptar ai vizitoi edhe fototekën “Marubi”, ku u njoh me trashëgiminë e fotografisë shqiptare.
Vizitën në Shkodër, Presidenti i Kosovës e mbylli me vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të shënjtores “Nënë Tereza”, patriotit “Luigj Gurakuqi” dhe “Isa Boletini”, transmeton Klan Kosova.
Tags:Hashim Thaçi