Aktuale

Thaçi pritet ta takojë Trump

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, do jetë pjesë e seancës së radhës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Gjatë kësaj vizite të tij, Presidenti Thaçi pritet të ketë dhe një takim të shkurtër edhe me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku shprehet se pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe Zëvendëskryeministri, njëherëit Ministri i jashtëm i vendit Behgjet Pacolli.

Raportohet po ashtu se numri një i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga Zonja e parë, Lumnije Thaçi, do të pritet në margjinat e Asamblesë së OKB-së nga çifti presidencial i SHBA-ve Donald Trump dhe Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump, transmeton Klan Kosova.